Home Aktuale Programi i USAID-it për zhvillimin e Sektorit Privat ndan grante për bizneset...

Programi i USAID-it për zhvillimin e Sektorit Privat ndan grante për bizneset e reja

219
0
SHARE

F T E S Ё   P U B L I K E

për pjesëmarrje në programin e trajnimeve për fillim të biznesit dhe ndarje të mjeteve të pakthyeshme në fushën e ndërmarrësisë rinore dhe femërore në kuadër të Projektit të mbështetjes së zhvillimit të sektorit privat në Sërbinë jugore dhe jug-perendimore në Sërbi në vitin 2014.

Projekti i mbështetjes së zhvillimit të sektorit privat në Sërbinë jugore dhe jug-perendimore (tutje: Projekti) implementohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Misionit të Agjensionit Amerikan për zhvillim ndërkombëtarë (USAID) në Sërbi, dhe qeveria e Republikës së Sërbisë, përmes Agjensionit kombëtar për zhvillim regjional (në tekstin tutje: Agjensioni kombëtar) dhe agjensioneve të akredituara për zhvillim regjional nga Uzhica, Kraleva, Leskovci dhe Novi Pazari.

Qëllimi i përgjithshëm i Projektit është avansimi i zhvillimit të sektorit të mikro ndërmarrjeve dhe atyre të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësisë, rritja e shitjes, avansim i eksportit dhe krijimi i vendeve të reja të punës në këto sektorë:

•agrobiznes (psh. përpunim i qumështit, mishit dhe perimeve),

•industria e tekstilit (psh. prodhim i rrobave dhe këpucëve) dhe

•industria e lehtë (psh. industria e përpunimit të drurit ( kryesisht mobilieri), prodhimi i mobiljeve dhe mjeteve për kuzhina dhe banjo, mobileria prej PVC dhe aluminit, etj. 

në 12 komuna të Sërbisë jugore dhe jug-perendimore (Vranjë, Leskovc, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Rashkë, Novi Pazar, Sjenicë, Tutin, Priboj, Prepole dhe Nova Varosh).

Projekti, gjithashtu përmes ofrimit të ndihmës jofinansiare dhe finansiare (në sektorët e zgjedhur, në teritorin e komunave të përmendura) do të mbështes zhvillimin e ndërmarrësisë rinore dhe femërore përmes:

•mbështetjes për fillim të biznesit, në formën e trajnimeve për përpilim të planeve të biznesit,

•garim për planin e biznesit më të mirë,

•ndihmë të pakthyeshme për finansim të planeve të biznesit më të mira,

•trajnime, këshillime dhe mentorim për subjektet ekonomike të posa themeluara dhe ekëzistuese në fazë të hershme të zhvillimit.

Kushtet për pjesëmarrje në Program në fazën e trajnimeve për fillim të biznesit

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë kandidatët që plotësojnë kushtet në vijim:

1. të rinjtë1 dhe femrat:

•që kanë ide biznesi dhe dëshirojnë të fillojnë punë në sektorët e përmendur dhe në teritorin e komunave të përmendura,

•që nuk kanë të regjistruar biznes në emër të tyre

•që kanë vendëbanim në teritorin e komunave të përmendura,

•nuk janë të gjykuar për vepra penale ekonomike dhe vepra penale pronësore

Të rinjë definohen meshkujt dhe femrat që në momentin e shpalljes së Ftesës publike kanë nga 18 deri në 35 vjet

2. të rinjtë dhe femrat – pronarët e shoqërive ekonomike dhe ndërmarrësit:

•që kanë regjistruar aktivitetin e tyre në sektorët e përmendur dhe në teritorin e komunave të përmendura,

•që janë pronar të shumicës së subjektit ekonomik,

•që janë nënshtetas të Republikës së Sërbisë

•që dëshirojnë të avansojnë aktivitetin e tyre, e që kanë regjistruar biznesin në dz vitet e fundit, gjegjësisht në momentin e shpalljes së Ftesës publike nuk kanë punuar për më gjatë se dy vite,

•që nuk janë të gjykuar për vepra penale ekonomike dhe vepra penale pronësore, si dhe shoqëritë ekonomike në pronësi të tyre nuk janë të gjykuara për vepra penale ekonomike dhe vepra penale pronësore.

Prioritet gjatë zgjedhjes së kandidatëve për trajnim do të kenë start-up bizneset dhe subjektet ekonomike në pronësi të femrave të regjistruar gjatë dy viteve të fundit. Subjektet ekonomike në pronësi të të rinjëve të regjistruar gjatë dy viteve të fundit do të merren në konsideratë nëse në kuadër të grupave prioritare nuk arrihet numri i projektuar i ndjekësve të trajnimit.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim: 

• formulari aplikues për pjesëmarrje në trajnim për fillim të biznesit (forma 1),

• deklarata për vërtetësinë e të dhënave të deklaruara (forma 1a),

• biografia,

• letra motivuese,

• kopje e letërnjoftimit,

• kopje e vendëbanimit të lajmëruar.

Me Projekt është paraparë që 200 kandidatë të ndjekin trajnimin për fillim të biznesit, që përfshinë edhe trajnimin për përpilim të planit të biznesit me të cilin do të garojnë për përfitim të mjeteve të pakthyeshme.

Të drejtë pjesëmarrje në Program, në fazën e ndarjes së mjeteve të pakthyeshme për planet e biznesit më të mira, kanë vetëm ata kandidat që me sukses mbarojnë trajnimin për fillim të biznesit dhe kanë plan biznesi të përpiluar.

Pas realizimit të garimit për planin e biznesit më të mirë, 32 planet e biznesit më së miri të ranguara do të kualifikohen për ndarje të mjeteve të pakthyeshme. Kandidatët janë të obliguar që me plan biznesi të përpunojnë idenë e biznesit të cilën e kanë kandiduar në fazën e parë të Programit. Kushti për ndarje të mjeteve të pakthyeshme është regjistrimi i biznesit në Agjensionin për regjistra ekonomikë (shoqërisë ekonomike/ndërmarrësit – për të rinjë dhe femra që nuk kanë biznes të tyrin të regjistruar), i cili është në pronësi shumicë të kandidatit dhe në përputhshëri me procedurat e mbrojtjes së ambientit jetësor.

Mjetet e pakthyeshme duhet të përdoren për realizim të aktiviteteve që nuk dëmtojnë ambientin jetësor, dhe që janë në përputhje me të gjitha ligjet nacionale, krahinore dhe lokale në fuqi dhe me rregulloret tjera rreth mbrojtjes së ambientit jetësor, e që nuk janë të ndaluara me marrëveshje ndërkombëtare.

Biznes idetë tek të cilat kërkohen adaptim me procedurat e mbrojtjes së ambientit jetësor sipas të gjitha ligjeve nacionale, krahinore dhe lokale, e adaptimi i të cilëve zgjat më tepër se 30 ditë, nuk do të finansohen. Kandidatët, bartin vet harxhimet e marrjes së lejeve, vërtetimeve, certifikatave etj.

Prioritet gjatë ndarjes së mjeteve të pakthyeshme do të kenë start-up bizneset dhe subjektet ekonomike në pronësi të femrave të regjistruar gjatë dy viteve të fundit. Subjektet ekonomike në pronësi të të rinjëve të regjistruar gjatë dy viteve të fundit do të merren në konsideratë nëse në kuadër të grupave prioritare nuk arrihet numri i projektuar i përdoruesve të mjeteve të pakthyeshme.

Shuma totale në dispozicion për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme dhe për ndërmarrës në pronësi të femrave dhe të rinjëve është 240.000,00 USD me vlerë mesatare prej 7.500,00 USD për klient, kundërvlerë në dinar sipas kursit të vërtetuar të Bankës kombëtare të Sërbisë.

Mjetet e pakthyeshme do të aprovohen për blerje të mjeteve për realizim të biznes idesë e cila është shpërblyer në garim.

Mjetet e pakthyeshme nuk mund të përdoren për rekonstruim të objekteve ndërtimore ekëzistuese apo për ndërtim të objekteve ndërtimore të reja, si dhe për rroga për punëtorët.

Marrësi i mjeteve të pakthyeshme nuk guxon, në çfardo rrethana, me mjetet e marra të blej: mjete ushtarake; mjete për mbikqyrje; mall dhe shërbime për mbështetje ndaj policisë apo aktivitete tjera për implementim ligji; mjete dhe shërbime për abort; mjete për kontracepcion; mall luksoz; mjete për bixhoz; mjete për prodhim të alkoolit; mjete për modifikim të kushteve atmosferike; vetura; prodhime farmaceutike; pesticide; plehra artificiale; prodhime bujqësore; kope bazë; fidane; mjete të përdorura; mjete finansiare; pronë në pronësi të qeverisë së SHBA-ve.

Afati për aplikim për pjesëmarrje në trajnim për fillim të bizensit është 23 Maj 2014.

Afati për aplikim në kuadër të fazës së dytë të Programit është i kushtëzuar me realizim të trajnimit për fillim të biznesit, ndërsa aplikuesit në fazën e garimit për të njejtin do të informohen më kohë.

Informata më të detajuara rreth kushteve, afateve, dinamikës së realizimit, zgjedhjes së kandidatëve dhe të tjera do ti gjeni në Program.

Programi, aplikimi dhe formularët tjerë përcjellës janë në dispozicion në faqet elektronike të Agjensionit nacional në adresën ëëë.psd.narr.gov.rs dhe në adresat e agjesioneve të akredituara për zhvillim regjional të angazhuara në Projekt, si dhe në formë të shtypur në agjensionet e akredituara për zhvillim regjional të angazhuara në Projekt.

Për informata më të hollësishme mund ti drejtoheni agjensioneve të akredituara për zhvillim regjional, kontaktet e të cilëve i keni më poshtë në tekst.

Aplikacionet dorëzohen personalisht apo me postë të rekomanduar tek agjensioni i akredituar regjional adekuat që është e angazhuar në Projekt, sipas regjioneve, edhe atë:

1. Agjensioni regjional për zhvillim ekonomik dhe hapsinor të rrethit të Rashkës dhe Moravicës sh.p.k., Kralevë; Cara Dushana 77, 36000 Kralevë, tel: 036/397-777; e-mail: office@kv-rda.org; ëëë.kv-rda.org; për regjionin e komunës Rashkë;

2. Agjensioni regjional për zhvillim – Zlatibor sh.p.k. Uzhicë; Petra Gjeloviqa 66, 31000 Uzhicë, tel: 031/523-065; 510-098; e-mail: office@rrazlatibor.rs; ëëë.rrazlatibor.rs;  për regjionin e komunave Priboj, Nova Varosh dhe Prepole;

3. Agjensioni regjional për Zhvillim të Sanxhakut “SEDA” sh.p.k. Novi Pazar; Регионална развојна агенција Санџака „SEDA“ д.о.о. Нови Пазар; 7 jula bb, 36300 Novi Pazar; tel: 020/332-700; 317-551; e-mail: office@seda.org.rs; ëëë.seda.org.rs; për regjionin e qytetit të Novi Pazarit dhe komunave Tutin dhe Sjenicë;

4. Qendra për zhvillim të rethit të Jabllanicës dhe Pçinjës sh.p.k. Leskovc; Pana Gjukiqa 42, 16000 Leskovc; tel: 016/315-0115; e-mail: info@centarzarazvoj.org; ëëë.centarzarazvoj.org; për regjionin e qytetit të Leskovcit dhe Vranjës dhe komunave Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc.