Home Aktuale Profesori i Historisë Gëzim Selimi, me përkushtim i mëson nxënësit ...

Profesori i Historisë Gëzim Selimi, me përkushtim i mëson nxënësit për kulturën dhe traditat shqiptare(foto)

483
0
SHARE

Gëzim Selimi,profesor i historisë në shkollën e mesme “Sezai Surroi’ në Bujanoc po ruan me përkushtim kulturën dhe traditat shqiptare tek populli ynë.

Selimi  është një ndër profesorët më aktiv në lëndën e historisë duke i dhënë më shum përparësi anës praktike se sa asja të teorisë.

Nxënësve të tij, ai iu  mëson se cilat janë zakonet dhe traditat e tona shqiptare,si ti ruajm ato dhe ti përvetsojmë.

Gjat orës së mësimit ai i shpjegon në detaje veglat e punës tek shqiptarët që janë përdorur gjatë jetës së përditshme si në punë dhe ushqim.

Gëzim Selimi magjistër i Historisë për Lugina Press tha se me kënaqsi e ushtroj këtë profesion dhe ndej  kënaqësi edhe më të madhe ku zhvilloj orën e mësimit  me këta nxënës të rinjë dhe zhvilloj orën e mësimit në praktikë,se si duhet të ruhet me fanatizëm kulturat dhe zakonet e tona shqiptare në vendin tonë.

Sipas tij vëmendja është e madhe tek nxënësit ku janë kurreshtar të dinë për të kaluarën e popullit tonë shqiptarë.

Është për të përshëndetur kjo dhe për të përkrahur një angazhim i madh me aq kushte dhe mjete sa posedon kjo shkollë për ta praktikuar orën e mësimit në lëndën e historisë për kulturën dhe zakonet e tona shqiptare,që për fat të mirë tek ne akoma ruhen me fanatizëm.