Home Aktuale Problematizohen zgjedhjet e dyfishta në Maqedoni

Problematizohen zgjedhjet e dyfishta në Maqedoni

137
0
SHARE

Në Maqedoni janë shfaqur dilema dhe debate shqetësuese për mundësinë e problemeve lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të dyfishta, presidenciale dhe parlamentare raporton INA.

Ekspertët por edhe përfaqësues të KSHZ-së theksojnë se problem krijojnë terminet e ndryshme për përmbylljen e Listës zgjedhore.  Siç është paraparë, pasi që të mbyllet lista për presidencialet, duhet sërish të hapet dhe verifikohet lista zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Problem do të jetë edhe heshtja zgjedhore, e cila për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale do të jetë në ditën kur kemi fushatë të zgjedhjeve presidenciale.  Akoma është e paqartë se si do të organizohet përfaqësimi në media, pasi që mediat nga fillimi i fushatës zgjedhore, nuk guxojnë të publikojnë reklamim të paguar politik, përveç të shpalljeve për grumbullimin e nënshkrimeve.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të nis më 24 mars, ndërsa fushata për zgjedhjet parlamentare më 6 prill, ashtu që nga nga shpallja e zgjedhjeve parlamentare deri më 6 prill, mediat nuk guxojnë të emitojnë program të paguar politik. Me këtë, për 12 ditë do të shkurtohet fushata për presidencialet, në rast se do të respektohen rregullat për ndalimin e fushatës. Edhe votimet një ditë më parë nga diaspora, të sëmurët, të burgosurit dhe të zhvendosurit brenda vendit zhvillohen në kohën kur vazhdon fushata për zgjedhjet parlamentare.

Lidhja Social Demokrate (LSDM sot kërkoi ndryshime urgjente ligjore, për të tejkaluar këto probleme.

“Kodi zgjehdor është një kornizë për zgjedhje fer dhe demokratike, por kjo kornizë për të cilën jemi marrë vesh tashmë është e paqartë. Nëse shkohet pa vendosur rregulla, do të kemi shkelje të kodit. Andaj duhet ndryshime urgjente, nëse ka vullnet të mirë dhe kohë”, theksoi Renata Deskovska nga LSDM.
Profesori për çështje ligjore, Savo Klimovski theksoi se duhet nëj zgjidhje për këtë situatë të krijuar, duke ndarë proceset zgjedhore, që nënkupton se zgjedhjet parlamentare duhet të caktohen në një termin që nuk rrënon afatet zgjedhore për zgjedhjet presidenciale.  “Me unifikimin e këtyre dy cikleve zgjedhore, pra zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare, nuk do të dihet se kush çka flet, ndërsa qytetarët do të jenë të hutuar dhe në mëdyshje se kush çka po agjiton. Gjithë kjo do të sjellë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve”, theksoi profesori universitar Savo Klimovski.

Por, ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti ka hedhur poshtë pretendimet e tilla, duke theksuar se mund të vendoset një rregull, për të mos pasur shkelje të kodit zgjedhor.

“Kërkesat për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, konsideroj se janë politikë ditore. Kodi Zgjedhor është shumë i qartë dhe konciz dhe konsiderojmë se nuk ka nevojë për interpretime të ndryshme, pasi të gjithë këto dilema që i shfaqi dje kryetari i KSHZ-së, mund të tejkalohen në mënyrë elegante dhe precize, pasi të gjitha procedurat janë parashikuar në Kodin Zgjedhor. Me qëndrim të Komisionin Zgjedhor, ata dilema që u parashtruan nga partitë politike apo kryetari i KSHZ-së, Ligji i parashikon dhe janë të tejkalueshme”, tha Blerim Bexheti, Ministër i Drejtësisë. (INA)

LEAVE A REPLY