Home Aktuale Pritjet e shqiptarëve në Luginë në vitin 2015

Pritjet e shqiptarëve në Luginë në vitin 2015

118
0
SHARE

Shqiptarët e Luginës së Preshevës presin që viti 2015 tua ndryshoj për të mirë jetën, ngase vitin që sapo e kanë lënë pas do ta kujtojnë si periudhë të regresit. Lugina vazhdon të mbetet vendi më i pazhvilluar ekonomikisht me shkallë të lartë të papunësisë.

Sipas Kryetarit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës viti i kaluar do të mbahet mend si vit i thellimit të degradimit dhe prapambeturisë kulturore, politike, sociale dhe ekonomike.

Sami Sahiti njohës i çështjeve ekonomike duke vlerësuar vitin e kaluar si jo të suksesshëm në aspektin ekonomik thotë se autoritetet lokale duhet të jenë më të vëmendshëm sa i përket zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme./RTK/