Home OPIONIONE Prishtina dhe Tirana do të duhej të vizitojn për festa të Nëntorit...

Prishtina dhe Tirana do të duhej të vizitojn për festa të Nëntorit Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën

131
0
SHARE

Shkruan : Mr. Sc. Refik   HASANI

Jemi në muajin më të shejtë për ne shqiptarët në Nëntorin legjendar ,   prandaj një vizitë nga krerët më të lartë të Kosovës  dhe Shqipërisë që do të ishte në nivele të Presidentëve, Kryeminsitrave, Kryetarëve të Parlamentit, Minisitrave , Deputetëve dhe Komisioneve Parlamentare pse jo edhe  përfaqësues të Akadamisë së Shkencave , Institutit të Historisë dhe atij Albanologjik   që të vizitohen lokalitetet dhe vendbanimet e krahinës shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë .

Ka shumë arsye që të vizitohen banorët shqiptarë të këtyre tri Komunave , veçmas pasi :

–          Vazhdon diskriminimi,mungon perspektiva dhe gjetja e një zgjidhje për këtë Krahinë  ,

–          Më 12 shtator 2015, është miratuar deklarata nga Këshilltarët Komunal Shqiptare dhe është miratuar  themelimi i Asociacionit të tri komunave shqiptare në Jugë të Serbisë ,

–          Më 17 Nëntor 2012,është ngritur dhe përuar solemnisht dhe zyrtarisht Lapidari kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë dhe mbi të gjitha ,

Data  28 Nëntor është festa  Flamurit dhe pjesëmarrja e liderëve më të lartë institucional, në këtë festë në këto tri komuna është një obligim moral, institucional dhe Kombëtarë besa edhe detyrim Kushtetues .

Prandaj duke vizituar do të binden më nga afër dhe ndoshta të flasin ndonjë fjalë  që  ta shtrojn, ngrisin dhe të mbrojn të drejtat e shqiptarëve në të gjitha mekanizmat Europian por edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kjo vizitë  do të ishte e mira të mirës të fillohet pikërisht në vendit ku ishte vendosur Lapidari  i UÇPMB-ës në Preshevë që u hoq  dhunshëm dhe me forcë nga xhandarmëria Serbe më 20 janar të vitit 2013,pra pas dy muajëve që ishte ngritur e përuar soelemnisht dhe zyrtarisht .

Sigurisht vizita  e krerëve më të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte një simbolik dhe  mbështetje e  Referendumit të mbajtur me një dhe dy mars të vitit 1992, luftën e Armatosur të UÇPMB-ës ,Marrëveshja së  Konçulit dhe eventualisht në  përurimin e shtatores së heroit ton Kombëtar ,,Skënderbeut”,në Bujanoc . Në kërkesa që plotë gojën e kan për reciprocitet dhe lejimin e një Universiteti publik në gjuhën shqipe .  Shqipatarët e këtyre tri komunavë kan mbetur sikur të mos ishin të askujt e mos të flasim për ndonjë koordinim, harmonizim të qëndrimeve apo ndonjë  platformë dhe strategji . Prandaj  së paku Prishtina dhe Tirana do të duhej të vizitojn për festa të Nëntorit Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën, pasi  ky veprim i strukturave më të lartë  do prodhonte efekte pozitive . Do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale  për  struktura institucionale e veçmas do të ishte një mbështetje për popullatën e ksaj Krahine .

Fryma shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cepë të Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe hapasira tjera etnike shqiptare .

13 Nëntor  2015