Home LAJME Prioritete, MSA-ja dhe vizat

Prioritete, MSA-ja dhe vizat

154
0
SHARE

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka deklaruar se nënshkrimi i MSA-s dhe zbatimi i rekomandimeve të fundit për liberalizimin e vizave do të jenë dy prioritetet kryesore në fushën e integrimeve për vitin 2015.

Ai ka bërë me dije për “Epokën e re”, se në muajt e parë të këtij viti synojnë ta dorëzojnë në Bruksel raportin përfundimtar për përmbushjen e kritereve të liberalizimit të vizave.

Po ashtu, ai ka bërë me dije se brenda tre muajve do të rishikohet dhe riformulohet strategjia e migracionit.

Çollaku ka thënë se nëse do të ketë vazhdimësi të rritjes së migruesve nga Kosova, potencialisht mund të vështirësohet dhe ngadalësohet procesi i liberalizimit të vizave. /Telegrafi/