Home Aktuale Prezantohet për studentët shqiptarë programi Erasmus+

Prezantohet për studentët shqiptarë programi Erasmus+

31
0
SHARE
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, e cila theksoi se është një përgjegjësi e re përfshirja e sistemit të arsimit të lartë shqiptar në programin Erasmus+
 T Disa ministra të kabinetit qeveritar të Shqipërisë, konkretisht ajo e Arsimit Lindita Nikolla, e Integrimit Klajda Gjosha dhe ministri i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj kanë prezantuar sot programin Erasmus+ për studentët shqiptare, raporton Anadolu Agency (AA).

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, e cila theksoi se është një përgjegjësi e re përfshirja e sistemit të arsimit të lartë shqiptar në programin Erasmus+. Ajo në fjalën e saj bëri thirrje për reforma në arsimin e lartë që të përshtatet sipas standardeve të BE.

Në kuadër të informimit rreth programit të BE, “Erasmus +”, ministrat shqiptarë patën një takim me të rinjtë për të promovuar programin dhe broshurën informative të tij. Në këtë takim ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë. Lindita Nikolla u shpreh se Erasmus është një ndër mjetet thelbësore për përmirësimin e cilësisë në universitetet shqiptare. “Koordinimi i projekteve për rritjen e cilësisë së universiteteve shqiptare me programin Erasmus + e koordinuar kjo me qeverinë shqiptare dhe autoriteteve të sistemit tonë të arsimit të lartë dhe kërkimin shkencor do të mundësojë dhe do të adresojë një sinegji të re që do të ketë kryefjalë vetëm cilësinë në arsimin tonë të lartë”. Sipas Nikollës Erasmus + është një mundësi e re edhe për të realizuar lehtësimin dhe koordinimin  e projekteve sepse krijon edhe një mundësi të re në formën e projekteve strukturore.

Nikolla  gjithashtu theksoi se: “Duke koordinuar të gjitha këto mundësi që ofron programi i ri në cilën ju do të përfshiheni, këto projekte nuk do të jenë thjeshtë një histori që mbeten në histori suksesi të disa personave të veçantë, të disa grupeve të pedagogëve, por me padyshim do të jenë bazë e shëndetshme, një bazë e re për të shënuar atë që duam në fakt të ndodhë në universitetet tona “Sigurimin e cilësisë”.

“Erasmus+” është programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian, i cili synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës. Ky program do të mbështesë financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit për periudhën 2014-2020. Programi ofron mundësi për studentë, praktikantë, personel akademik dhe administrativ, vullnetarë, që të studiojnë një periudhë të caktuar jashtë shtetit me qëllim që të rrisin aftësitë e tyre për shanse më të mira punësimi.