Home Aktuale Preshevë:Shpallet konkursi për pjesëmarrje në programin socio-ekonomik

Preshevë:Shpallet konkursi për pjesëmarrje në programin socio-ekonomik

254
0
SHARE

Komisioni për aftësimin e kuadrove jo arsimor në ekonominë e vogël dhe të mesme private për vitin 2015-2016,në mbledhjen e vet ka shpallur thirrje publike për realizimin e projektit „Zhvillimi i ekonomisë së vogël dhe të mesme private si dhe zhvillimi dhe avancimi i kuadrove të profileve jo arsimore.

Kërkesa për pjesmarrje në programin socio-ekonomik (merret në zyrën për zhvillim ekonomik, kati II ose mund të shkarkohet në ëeb faqen e komunës së Preshevës www.presevo.rs ). Thirrja publike është e hapur deri të mërkurën më 20.05 2015 deri në ora 14h.

Programi i projektit „ Zhvillimi i ekonomisë së vogël dhe të mesme private si dhe zhvillimi dhe avancimi i kuadrove të profileve joarsimore“ i dedikohet personave të papunësuar me shkollim superior të cilët për herë të parë aftësohen profesionalisht në profesionet për të cilët kanë kryer shkollimin përkatës të përgatitjes profesionale të profileve joarsimore, që figurojnë në evidencën e entit për punësim në Preshevë dhe të cilët nuk kanë pasur të themeluar marëdhënie pune më herët në lëmit përkatëse.
Komuna do të finansojë mbajtjen e praktikës profesionale në kohëzgjatje prej 12 muajve, ku përfshihen të ardhurat personale të punëtorit, sigurimi shëndetësor, invalidor dhe ai personal. Punëdhënësi do t’ia caktoj vendin e punës dhe do ti ofrojë përsosje profesionale brenda mundësive dhe kapaciteteve industriale që i posedon në ndërmarrje. Obligimi i përfituesit të mjeteve është që të realizoj pranimin në marëdhënie të punës në kohëzgjatje prej një viti personin të cilin e paraqet në formularin për aplikim.
Veprimtaritë të cilat do të përkrahen janë industritë-ndërmarrjet/përpunuese, prodhuese ku do të përfshihen edhe shërbimet e biznesit,agjensionet e kontabilitetit, avokaturat etj.
Me anë të këtij programi inkurajohet punësimi i përhershëm i të rinjve në NVM të cilët përbëjnë bazën e zhvillimit ekonomik të komunës së Preshevës.
Qëllimet e projektit janë :
• punësim i ri i të rinjve
• përforcimi i kapaciteteve të NVM, ndërmarrjeve afariste(prodhuese), agjensioneve të kontabilitetit, avokaturave etj.
• arritja e kushteve për dhënien e provimit profesional
Formati i aplikimit në formularin e përcaktuar i cili mund të merret me dokumente përcjellëse në Zyrën për zhvillim ekonomik lokal të Komunës së Preshevës (kati i II), në ëeb sajtin ëëë.presevo.rs , i drejtohet Komisionit për përcjelljen dhe realizimin e projektit „programi socio-ekonomik për vitin 2015“ ,përmes shkrestores së komunës së Preshevës, në kovertë të mbyllur me mbishkrimin : „Zhvillimi i ekonomisë së vogël dhe të mesme private si dhe zhvillimi dhe avancimi i kuadrove të profileve joarsimore“.Informacione shtesë rreth projektit mund të merrni në telefonat: Zyra për zhvillim ekonomik e komunës së Preshevës 017 669 110
Thirrja publike është e hapur deri të mërkurën më 20.05 2015 deri në ora 14h.
Të gjitha aplikacionet të cilat arrijnë pas këtij afati nuk do të merren në shqyrtim./Lugina Press/