Shoqata e gjuetarëve “FAZAN “ në Preshevë , ka mbajtur garat tradicionale në gjuatjen e plumbave të argjilit.
Një numër i madh gjuetarësh nga Presheva, Bujanoci dhe Vranja por edhe simpatizues të këtij kreativiteti sportiv kishin ardhur për të përcjelluar këto gara që kanë edhe një organizim mjaftë mbreslënës.
Këto gara njiherit edhe i shërbenin garuesve që të shkëmbejnë mendimet mes njëri tjetrit sidomos kur është edhe sezoni i gjuetisë. Në këto gara kanë marrë pjesë 6 shoqatat me mbi 50 garues.Garat në gjuajtjen e plumbave të argjilit janë zhvilluar në hapsirën mbi fshatin Leran./Lugina Press/