Home Aktuale Preshevë: Ura në BL Shoshajë në gjendje të mjerueshme, rrezikon të shembet...

Preshevë: Ura në BL Shoshajë në gjendje të mjerueshme, rrezikon të shembet (foto) 28/08/2017

4
0
SHARE

Banorët nga Bashkësia Lokale Shoshajë kanë shprehur shqetësime lidhur me gjendjen e mjerueshme të Urës e cila sipas tyre rrezikon të shembet. Kjo urë ishte  e paraparë me buxhetin e vitit 2017 të ndërtohet, por përshkak të mungesës së planit teknik kjo është tërhequr.

Në mjetet për informim publik nuk është dhënë ndonjë informacion nga koalicioni qeverisës PVD, UDSH, BDL dhe grupi PDSH, i cili tani në mungesë të mbajtes së seancës  në Kuvendin Komunal për më shumë se tre muaj, është faktikisht në largim.

Ura e Bashkësisë Lokale Shoshajë është një urë që frekuentohet shumë nga banorët e fshatrave përreth.(presheva.com)