Home Aktuale Preshevë: U shënua Manifestimi “FLAKA E JANARIT”.

Preshevë: U shënua Manifestimi “FLAKA E JANARIT”.

1001
0
SHARE

Në Preshevë u shënua Manifestimi “Flaka e Janarit”, nën patronatin e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë.
Për këtë datë me rëndësi foli kryetari i Shoqatës, Bilall Maliqi, ndërsa me një shkrim enkas për këtë Manifestim doli në foltore profesor Shefat Ademi.
Drejtori i bibliotekës z. Erxhan Ramadani, i përshëndeti të pranishmit në emër të bibliotekës së qytetit.
U përurua libri me pjesë teatrale “Grishje skenike”, i poetit Nehat Ramizi, për librin foli shkrimtari Bilall Maliqi.
Për ta nderuar manifestimin morën pjesë mysafirë nga komuna e Likovës, poetët Nehat Jahiu dhe Bajram Ramadani, ndërsa nga Kamenica, poeti Hajrush  Redenica , të cilët nga Shoqata u nderuan me mirënjohje për pjesëmarrje në “Flakën e Janarit”.
U mbajt orë letrare- ora e “Flakës së Janarit”, në të cilën lexua: Nehat Jahiu, Bajram Ramadani, Hajrush Redenica, Nehat Ramizi, Demush Berisha, Rrahman Hyseni, Alixhemal Salihu, Avni Shaqiri , Rexhep Abazi, Marigona Fejzullahu.
po në këtë ditë nis “Karvani i Shkrimtarëve të Luginës” nga sh.f. “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, me ciklin e ulët shkollor, edhe në këtë orë letrare lexuan poetët që lexuan edhe në “Flakën e Janarit”….