Home Aktuale Preshevë: Stacioni policorë paisë me pasaporta në kohë rekorde...

Preshevë: Stacioni policorë paisë me pasaporta në kohë rekorde maturantët për në ekskursion

34
0
SHARE

Stacioni policorë në Preshevë ka arritur që një numri të math të maturantëve ti sigurojë në kohë rekorde pasaporta në mënyrë që ata sot të niseshin për në ekskursion.

Punonjësit në stacionin policorë në Preshevë ka ditë që janë duke punuar me një intensitet të madh, ndërsa mbrëmë atyre iu desh të jenë edhe gjatë natës vetëm e vetëm që maturantët të jenë pjesë e ekskursionit.
Shumë prej nxënësve nga neglizhenca nuk kishin hapur fare pasaportat për të parë afatin e skadimit e që sot në mëngjes do të duhej të niseshin për në ekskursion. Megjithatë stacioni policorë në Preshevë ka arritur që brenda një kohe shumë të shpejt të gjithë nxënësve ti siguroj pasaportat e reja.
Nxënësit kanë falënderuar stacionin policorë që i bëri të mundshme të jenë bashkë me shoqërinë në Shqipëri .
Në nën tjetër edhe këshilltari parlamentit të shkollës së mesme teknike Elbasan Sahiti ka shprehur mirënjohje për punonjës e stacionit policorë të cilët pa asnjë hezitim bënë të mundur pajisjen me pasaporta për nxënësit .Në orën e mëngjesit sot të gjithë maturantët e shkollës së mesme teknike Presheva në Preshevë ja nisur për në ekskursion në Shqipëri, ndërsa kjo ëndërr është realizuar edhe për ata që i kishin të shuar shpresat për shkak të mos pajisjes me pasaporta./Lugina Press/