Home Aktuale Preshevë: Shtabi për situata të jashtëzakonshme merr masat për dëmet e shkaktuara...

Preshevë: Shtabi për situata të jashtëzakonshme merr masat për dëmet e shkaktuara nga vërshimet

595
0
SHARE

Shtabi për situata të jashtëzakonshme në mbledhjen e rregullt ka marr të gjitha masat për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në komunën tonë. Me këtë rast shtabi për situata të jashtëzakonshme ka shqyrtuar të gjitha rastet dhe ka nxjerrë konkluzione që do ti adresohet qeverisë.

Gjatë muajit shkurt komuna jonë është vërshuar nga reshjet e atmosferike , ku për pasojë u dëmtuan shumë prona private e publike. Me këtë rast shtabi për situata të jashtëzakonshme ka shqyrtuar të gjitha rastet dhe ka nxjerrë konkluzione që do ti adresohet qeverisë.

shtabi

Në bazë të verifikimeve në fshatin Sllavujvec është dëmtuar shtrati i lumit me gjatësi 500 m, shtrati i lumit dhe rruga në Bushtran me gjatësi 1000 m, rruga në Ashan , shtrati lumit dhe rruga në Rahovicë , pastja në Trnav, Norç dhe në disa vendbanime të tjera në Preshevë. Shtabi për situata të jashtëzakonshme gjithashtu në këtë mbledhje ka miratuar edhe planin e veprimit për vitin 2015.Komandanti i shtabit ka theksuar se komuna me mjetet vetanake do të intervenojë në ato vende ku janë dëmtuar pronat publike dhe do të merren të gjitha masat preventive për parandalimin e vërshimeve. Ndërkaq rrezik kryesorë për komunën tonë përbën edhe lumi Moravica ku gati 60 vite nuk është bërë asnjë intervenim dhe si pasojë janë vërshuar shumë toka pjellore , pasi gjatë të reshurave uji del nga shtati i lumit. Nga shtabi presin që qeveria të ndajë mjete për sanimin e këtyre problemeve.Shtabi për situata të jashtëzakonshme në këtë mbledhje , ka marrë edhe masat preventive në rast të reshjeve atmosferike dhe zjarreve . Të gjitha ekipet kanë marrë detyrat e tyre duke konfirmuar gatishmërinë e tyre për intervenime në situatat të tilla./Lugina Press/