Home Aktuale Preshevë: Ragmi Mustafa, rizgjidhet kryetar i PDSH-së

Preshevë: Ragmi Mustafa, rizgjidhet kryetar i PDSH-së

141
0
SHARE

Në kuvendin e VI-të zgjedhorë, Ragmi Mustafa me aklamacion është zgjedhur kryetarë i Partisë Demokratike Shqiptare.

Fillimisht u prezantua biografia e Pdsh-ës dhe më pas u prezantuan  edhe aktivitet 4 vjeçare  gjatë pushtetit të kaluar ku ishte bartëse PDSH.

Në ndërkohë u konstatua se procesi zgjedhor  në nëndegë ka shkuar në mënyrë të  rregullt, ku kanë marr pjesë  mbi 1200 anëtarë në të gjitha nëndegët , duke zgjedhur strukturat udhëheqëse, delegatët dhe të propozuarit për në këshillin qendrorë.

Pas raportimit të komisionit zgjedhorë  të  Pdsh-ës  u konstatua se në garën për kryetar është vetëm një kandidatë e cila është mbështetur nga 40 delegatë.

Dhe kështu me votim të hapur Ragmi Mustafa është  zgjedhur  kryetar i Pdsh.

Në kuvendin zgjedhorë ka marrë pjesë kryetari i LPD,Jonuz Musliu, kryetari i PD Nagip Arifi , ndërsa të pranishmit i ka përshëndetur edhe Zeqirja Fazliu kryetar nderi i PDSH.
Në ndërkohë ka vazhduar pjesa e punës  ku do të zgjidhet këshilli qëndrorë prej 45 anëtarëve në mesin e 71 kandidatëve, raporton zerilugines.com
Pas kësaj procedure në afat kohorë prej 7 ditëve në bazë të statutit të Pdsh, këshilli qëndrorë  duhet të zgjedh kryesin e përgjithshme të partisë.

Kryesia e re PDSH në këto zgjedhje është reformur mbi 90%, ku janë inkuadruar personalitete të reja politike.