Home Aktuale Preshevë: Qendra për arsim , diskutoi mbi arsimin shqip me rastin e...

Preshevë: Qendra për arsim , diskutoi mbi arsimin shqip me rastin e 71 vjetorit të shkollës së parë shqipe

155
0
SHARE

Me rastin e 71 vjetorit të hapjes zyrtare të shkollës shqipe në Preshevë , Qendra për arsim në Preshevë ka mbajtur  tryezë me temën Arsimi shqip para 71 vitesh .Në këtë event kanë marrë  pjesë veteranë e arsimit, nxënës të asaj shkolle dhe të shoqërisë civile. Shkolla e parë shqipe, në historinë e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës hapet më 7 shkurt të vitit 1945, në objektin e “Vila Letafet” pronë e Abdulla Haxhi Veliut. Mësuesit e parë ishin Hilmi Qerimi, Abdullah Ukshini, Tajar Zylfiu i Elbasanit dhe Demirali Ramadani-Hoxha.Gjatë këtij takimi  ka evokuar kujtime edhe nxënësi i kësaj shkolle, Sejdi Bilalli. Koordinatori i qendrës për arsim Shkëlzen Limani ka kërkuar nga personat përgjegjës të sferës së arsimit të punojnë më tepër në zbardhjen e fakteve për arsimin shqip në Preshevë. Ndërsa për fushëveprimin dhe rolin që ka treguar në sferën e arsimit Qendra për arsim ka folur Nexhat Agushi. Shkollimi shqip në komunën e Preshevës filloi 5 shkurt 1945 në fshatin Raincë, me mësuesin e parë Fehmi Salihu nga Përlepnica e Gjilanit dhe me preferimet e Abdullah Krashnicës. Këtë e dëshmojnë Mulla Xhemal Musliu dhe Ruzhdi Ymeri nga Rainca, nxënës të klasës së parë të kësaj shkolle në vitin 1945.