Home Aktuale Preshevë: Policia konfiskon 600 kg duhan, arreston dy persona(Foto)

Preshevë: Policia konfiskon 600 kg duhan, arreston dy persona(Foto)

145
0
SHARE

 Në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës  policia  ka konfiskuar rreth 600 kg duhan të ngrirë pa dokumente përcjellëse.

10923565_344821195704625_7140449317756905940_n

Ministria e punëve të brendshme ka bërë të ditur se duhani që është konfiskuar  ka qenë në veturën “Volkswagen” me regjistrim të Bujanocit të cilin po e drejtonte F.O kurse në vetur ishte edhe M.O ka njoftuar sot Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Të dyshuarit janë dorëzuar tek gjykatësi hetues në gjykatën e Vranjës për dyshim se kanë kryer vepër penale dhe kontrabandë../Lugina Press/