Home Aktuale Preshevë: Më 1 qershor fillon festivalin e këngës për fëmijë ‘’Gëzimi Ynë’’

Preshevë: Më 1 qershor fillon festivalin e këngës për fëmijë ‘’Gëzimi Ynë’’

181
0
SHARE

Kanë filluar përgatitjet për edicionin e dhjetë të Festivalit të Këngës Për Fëmijë Gëzimi Ynë Presheva 2016 që organizon shtëpia e Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë.

1 Qershori dita ndërkombëtare e fëmijëve do të vijë me festivalin e këngës për fëmijë ‘’Gëzimi Ynë Presheva 2016’’,  që e organizon shtëpia e kulturës ‘’Abdulla Krashnica’’ në Preshevë. Sipas organizatores Afeida Borici Mehmeti tashmë janë zgjedhur 24 konkurrentë të cilët do të marrin pjesë në këtë Festival.

Ndërkaq drejtori i shtëpisë së kulturës ‘’Abdulla Krashnica’’ , z.Naser Nuredini e ka cilësuar shumë të rëndësishëm festivalin e këngës për fëmijë,pasi nga këtu kanë dal mjaft talent duke e përfaqësuar Luginën nëpër  festivale të ndryshme.

Edicioni i dhjetë i Festivalit të Këngës për Fëmijë Gëzimi do të fillojë më datë 1 Qershor dhe do të zgjatë 3 ditë,ku do të marrin pjesë 24 konkurrentë nga klasa e tretë deri në klasën e tetë.

Ky festival radhitet ndër evenimentet më të rëndësishme kulturuore,pas festivalit të komedisë  që organizon Sh.K.Abdulla Krashnica në Preshevë.