Home Aktuale PRESHEVË: MBAHET MANIFESTIMI “KULTURA NA BASHKON 2020”

PRESHEVË: MBAHET MANIFESTIMI “KULTURA NA BASHKON 2020”

84
0
SHARE
Në sallën e madhe të Shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, u mbajt manifestimi tradicional “Kultura na bashkon 2020”, në theks të veçantë, tribuna letrare “Letërsia e Luginës dje dhe sot”.
Pasi kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, Bilall Maliqi, foli për Manifestimin në fjalë dhe për aktivtetet e shumta që po i organizon shoqata që e drejton dhe pasi i përshëndet dhe i falënderoi për pjesëmarrje poetët nga Kosova dhe nga Lugina, shprehi keqardhje për mungesën e poetëve pjesëmarrës të konkursit letrar nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria, që për shkak të Pandemisë Covid 19, dhe për shkak të PCR testit nuk munden të vijnë edhe pse ishin të ftuar. Pastaj e shpalli të hapur Manifestimin.
Moderatore e Manifestimit, Shëndrita Ademi, filloi me Tribunën letrare “Letërsia e Luginës dje dhe sot” , ku ftoi kumtuesin e parë, shkrimtarin Hysen Këqiku ta merr fjalën, pas tij me kumtesë u paraqit , poeti Arsim Halili.
Në pjesën e dytë të Manifestimit u mbajt edhe ora e madhe letrare, në të cilën lexuan poetë nga Kosova dhe nga Lugina, ndërsa ata nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria munguan, porse në konkurs kishin konkurruar.
Për konkursin në fjalë ishte formuar juria profesionale për përzgjedhjen e katër poezive më të mira të paraqitura në konkursin letrar, në përbërje : Nexhat Rexha (kryetar), Selajdin Shabani (anëtar) dhe Arsim Halili (anëtar), të cilët zgjodhën këto poezi:
Çmimi i parë i takoi poetes nga Kukësi, Vera Istrefaj, poezia “Ngjyrë e dhimbjes”;
Çmimi i dytë i takoi poetit nga Gjilani, Hysen Këqiku, poezia “Fjala”;
Çmimi i tretë i takoi poetit nga Kumanova, Sevdail Demiri, poezia “Turbullirë”
Çmimi special i takoi shkrimtarit nga Presheva, Mexhid Mehmeti, poezia “Pelegrinazh”.
U ndan mirënjohjet për kumtuesit, për jurinë, u ndan edhe çmimet letrare si dhe certifikata për pjesëmarrje të poetëve në konkursin letrar.
Në mungesën e arsyeshme të kryetarit të KKSH-së z. Ragmi Mustafa, nënkryetari i KKSH-së, z. Enver Mehmeti, e nderoi me mirënjohje në emër të KKSH-së, shkrimtarin Mexhid Mehmeti, për kontributin e tij të dhënë në letërsi, kulturë, arsim dhe publicistikë në Luginën e Preshevës.
U ndan edhe mirënjohje për kontribut: Fatos Mustafës dhe kontabilistit, Naser Duraku, ndërsa për bashkëpunim, shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.
Vlen të ceket se ky projekt u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe e Informimit e Republikës së Serbisë.
Në fund për të gjithë pjesëmarrësit u shtrua një drekë e përbashkët në restoranin “Llozana “ në Preshevë.
Në konkursin letrar more pjesë këta poetë:
PJESËMARRËSIT NË KONKURSIN LETRAR:
Nga Shqipëria:
1.VERA ISTREFAJ-KUKËS
2.LULZI HAJDARI- KUKËS
3. MARJETA SHATRO –RRAPAJ-SARANDË
Nga Kosova:
1. MEXHID MEHMETI
2. HYSEN KËQIKU
3. AJETE PAVATA
4. SHABAN EMINI
5. NIJAZI KASTRATI
6. YMRIJE BEQIRI
7. HAJRUSH REDENICA
8. AGIM DESKU
9. INDIRA HOXHA
10. FEHMI RAMADANI
11. NEXHAT SADULLAHU
12. BAKI KRASNIQI
13. ZANA PIRA
14.ARLINDA VITIJA
15 DRITA KOSUMI-SYLA
16.FATMIRE BERISHA
17 SELVETE ABDULLAHU
18. NAZMIJE HASANI
Nga Maqedinia e Veriut:
1.BURHANEDIN XHEMAILI
2.ZEJNEPE ALILI-REXHEPI
3. SELAJDIN SHABANI
4.NEHAT JAHIU
5.SADIJE ALITI
6. BAJRAM RAMADANI
7. SEVDAIL DEMIRI
8.FATOS RUSHITI
Nga Lugina e Preshevës:
1. AVNI SHAQIRI
2. SEVDAIL HYSENI
3. JALLDËZE KASUMI
4. NEHAT RAMIZI
5. PASHIJE HYSENI
6. ELTON MEHMETI
7. MEJDI SHABANI
8. HAVUSHE KASUMI –AHMETI
9. MARIGONA FEJZULLAHU
10.RAMIZE HALIMI
11. ISMET BAJRAMI
12.REXHEP ABAZI
13.RRAHMAN HYSENI
14. LIRONA ZUKA
15. SELAJDIN SALIJESOR
16. HALIM HASANI (lexon aforizma)
17. LINDA AGUSHI
18. NITA JUSUFI
19. HEROLINDA SALIHU
20. BESA ASLLANI
21 HARBIN VESELI
22. VALBONA HASANI
Nga Diaspora:
1. JASHAR ESATI-SHBA
2. XHEVRIJE KURTESHI-SUEDI
3. SELI MURATI-KANADA
4. LUAN MALOKU-ZVICËR
5. MUSTAFA ISMAILI-KANADA
6. HYRIJE JUSUFI- ZVICËR
7.ERMIRA SARAÇI-OSMANI-GREQI
Falënderim edhe për Portalin “Departamenti” për përcjelljen e drejtpërdrejt të Manifestimit…
Fituesve urimet më të mira, ndërsa falënderim të veçantë për të gjithë konkurruesit në konkursin letrar, duke u uruar suksese në të ardhmen, e sidomos atyre nga diaspora, të cilët këtë vit për shkak të Pandemisë COVID 19, nuk munden të vijnë në atdhe dhe t’i bashkangjiten karvanit të poetëve të këtij Manifestimi…
Bilall Maliqi, kryetar