Home Aktuale Preshevë: Maturantët e Gjimnazit Skënderbeu aktivitet humanitar , aktivizojnë kinemanë e qytetit

Preshevë: Maturantët e Gjimnazit Skënderbeu aktivitet humanitar , aktivizojnë kinemanë e qytetit

339
0
SHARE

Disa maturantë të gjimnazit Skënderbeu në Preshevë kanë organizuar aktivitetin e tyre të parë humanitar,duke aktivizuar kështu kinemanë e qytetit. Çdo të premte me fillim nga ora 19 e 30 do të shfaqen filma në Shtëpinë e kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë,sipas organizatorëve me paratë e grumbulluara do të ndihmohen familjet në nevojë.

Nxënësit e klasës 4/3 të gjimnazit Skënderbeu në Preshevë kanë marrë iniciativë që të realizojnë projektin e tyre të parë në lidhje me kinemanë e Preshevës,e cila për vite me radhë i mungon këtij qyteti.
Organizatorët janë shprehur të kënaqur që më në fund kanë arritur ta realizojnë një projekt të tillë ku duan ta gjallërojnë jetën kulturore në Preshevë, duke shfaqur filma të ndryshëm në kinema, sipas tyre me paratë e grumbulluara ata do ti ndihmojnë familjeve në nevojë.
Maturantët për këtë projekt janë përkrahur nga drejtori i shtëpisë së kulturës ‘’Abdulla Krashnica’’ , ku çdo të premte me fillim nga ora 19- 30 qytetarët të cilët janë adhuruesit të filmit mund të jenë të pranishëm në kinema duke përkrahur kështu projektin humanitar. Projekti në fjalë është përkrahur nga drejtoria e gjimnazit Skënderbeu dhe sponsor të ndryshëm nga Presheva./Lugina Press/

gj