Home Aktuale Preshevë: Komuna duhet t’ia kthej vakëfin Bashkësisë Islame

Preshevë: Komuna duhet t’ia kthej vakëfin Bashkësisë Islame

124
0
SHARE

Dje në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kryetari i saj Granit Kamberi, priti në një takim pune njeriun e parë të Shoqatës së Shkrimtarëve, Bilall Maliqi.

Gjatë këtij takimi u bisedua për rolin dhe rëndësinë e trashëgimisë kulturore, me theks të veçantë për problemin e krijuar rreth vakëfit të Bashkësisë Islame në Preshevë.

Granit Kamberi, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, këshill i cili vepron në kuadër të BIPMB-së, e njoftoi për historinë e problemit të vakëfit të këtij institucioni fetar, i cili nuk është zgjidhur nga ana e autoriteteve të komunës.

Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve nga Presheva, shprehu shqetësimin  e tij rreth trashëgimisë kulturore në këto hapësira, të cilat nuk po ruhen, zhvillohen e afirmohen sipas standardeve ndërkombëtare.