Home Aktuale Preshevë: Dhjetë të përzgjedhurit e jurisë vazhdojnë garën në natën e finale...

Preshevë: Dhjetë të përzgjedhurit e jurisë vazhdojnë garën në natën e finale të Festivalit Gëzimi Ynë

107
0
SHARE

Ka përfunduar mbrëmë nata e dytë e festivalit të këngës për fëmijë Gëzimi Ynë. Pas përfundimit të këngëve juria përzgjodhi dhjetë më të mirët për të vazhduar garën në natën finale të këtij festivali.

Edhe pse të gjithë konkurrentët me padurim prisnin ti dëgjonin emrat e tyre,në fund vetëm dhjetë fëmijë vazhduan garën për në natën finale, të cilët i kishte përzgjedhur juria e Festivalit Gëzimi Ynë . Me shumë emocione dhe lot gëzimi do të vazhdojnë garën kandidatët e këtij festivali. Sipas jurisë ishte mjaft e vështirë të vlerësohen më të mirët,pasi të gjithë kanë dhënë maksimumin për këtë festival. /Lugina Press/