Home Aktuale Presheva sot voton për kryetar komune

Presheva sot voton për kryetar komune

52
0
SHARE

Sot më 24 dhjetorë në disa komuna në Serbi zhvillohen zgjedhjet e parakoshme për kryetar komune. Për kryetar komune zgjedhjet të parakoshme zhvillohen edhe në Preshevë.

Zeqirja Myftari kryetar i komisionit komunal zgjedhorë në Preshevë ka  konfirmuar  se materiali është shpërndarë në të gjitha njësitë dhe numri i përgjithshëm i votuesve me të drejte vote është 38.860.
Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 20:00.
Në këto zgjedhje garojnë 8 parti politike në 38 vend votime dhe qytetarët mundë të votojnë me njërin nga këto dokumente : Letërnjoftimi ,pasaporta apo patent shoferi.

Në Preshevë  garojnë 8 subjekte politike nga të cilat 7 janë shqiptare dhe një serbe: Alternativa Për Ndryshim garon me numrin 1, Partia Demokratike Shqiptare  me numrin 2, Unioni Demokratik Shqiptar me numrin 3, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare me numrin 4, Partia për Veprim Demokratik me numrin 5, Bashkimi Demokratik i Luginës me numrin 6,Lista serbe me numrin 7 dhe Partia Demokratike dega Preshevë me numër 8 ./Lugina Press/