Home LAJME Presheva me park të internetit pa pagesë

Presheva me park të internetit pa pagesë

225
0
SHARE

Në hapsirën para shtëpisë së kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë tashmë është vendosur internet pa pagesë, andaj të gjithë qytetarët e Preshevës në këtë hapsirë mund të lidhen me internet pa pagesë me telefonat, tablet apo kompjuter.

Me vendosjes e internetit pa pagesë, qytetarët e Preshevës duke i faleminderuar kompanisë mobile Telenor, mund tani të shfrytëzojnë internetin falas raporton Presheva.com.

“Manifestimet kulturore do të kenë një dimenzion tjetër, pasi duke i faleminderuar internetit pa pagesë para shtëpisë së kulturës mund ta përdorin një numër i madh i qytetarëve por edhe mysafirëve që vijnë në Preshevë. Më vjen mirë që duke i faleminderuar Telenorit, iu kemi bashkuar edhe qyteteve tjera që të kemi internet pa pagesë në këtë mënyrë do të rrisim numrin e përdoruesve të internetit” ka thënë kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. /LuginaPress/

LEAVE A REPLY