Home Aktuale Premiera e filmit”Kodi i Nderit” stërmbushi teatrin e Gjilanit

Premiera e filmit”Kodi i Nderit” stërmbushi teatrin e Gjilanit

25
0
SHARE

Këto ditë u dha premiera e flmit artistik “Kodi i Nderit”, me skenar dhe në regji të regjisorit Valton Jakupit.

Premiera u dha nq teatrin e Gjilanit, ku nuk kishte vend të mjaftueshëm për spektatorët dhe shumica u detyruan të qënderonin në këmbë, ku ishin të pranishëm më së 460 art- dashës nga të gjitha trojet shqiptare si nga Kosova, Maqedonia e veriut, Shqiperia dhe Lugina.

Ne kete film luajten Dijart Sylejmani, Lorena Jakupi, Xhevdet Doda, Slejman Lokaj, Anita Muriqi, Selman Jusufi, Margarita Xhepa, Adem Zhitopotoku, Blerim Hasani, Plumb Emini, Alban Goranci dhe shume aktor t`jer. Premeiren e hapi moderatorja Dionesa Ebibi ku i falemderoi te gjithe te pranishmit, pastaj fjalen pershendetese e mori Producentja Lumnije Slejmani ku se bashku me bashkeshortin Producentin Bajram Sylejmanin ndane edhe Mirenjohje per sponzoret e filmit. Pas kesaj moderatorja e ftoi personin qe e shkruajti dhe e beri Regjin e filmit Regjisorin Europian Valton Jakupin, ku mes te t`jerash ne emer te Companis Filmike IFES,aktorit te filmit Sulejman Lokaj ( tash i ndjere ) familjes ja dhuroi Mirenjohjen ne pllak te art.

Filmi trajton nje ngjarje tragjedi e nje familje shqiptare ku eshte punuar me mjeshteri te madhe nga Regjisori Valton Jakupi ne ndihmen e Asistentes Anita Muriqi. Sipas Producentve te Filmit Bajram&Lumije Sylejmani xhirimet e filmit kan zgjatur 3 muaj dhe xhirime ka pasur ne shume vende te ndryshme si ne Kosove, Shqiperi dhe Zvicer. Kurse ne nje prononcim Regjisori Valton Jakupi falemderoi te gjithe aktoret dhe stafin xhirues te filmit Evolution Production, dhe u shpreh se eshte shume kenaqesi te punosh me Aktor professional dhe gjithqka ka shkuar sipas planit te xhirimeve. Ne fund te premieres shumica e shikuesve ishin me lote ne sy dhe lavdratat e medha nuk mungon duke ju uruar aktorve filmin, dhe per te pranishmit producentet kishin organizuar nje koktel te begateshem ne ambientet e Tetarit te Gjilanit. Filmi do te vazhdoj te shfaqet edhe ne disa qytete t`jera te Kosoves, Shqiperis dhe ne Europ.