Home Aktuale Prej sot monedha 10 euro me ‘petk’ të ri

Prej sot monedha 10 euro me ‘petk’ të ri

177
0
SHARE

 

“Eshtë e rëndësishme që secili të përdorë monedhën me besim të plotë”, ka deklaruar një ditë para nxjerrjes në treg të monedhës së re Yves Mersch, përgjegjës për monedha pranë Bankës Qendrore Europiane.

Sipas tij Banka Qendrore Europiane ka marrë konfirmimin nga simotrat në shtetet anëtare të BE-së se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet dhe se bankomatet e bankave në këto shtete do të jenë në gjendje që të kryejnë transakcionet financiare edhe me monedhën e re.

Monedha e re ka hologram dhe vulë “ujore” të shenjuar me flamurin e Europës dhe me një figurë nga mitologjia greke.

Nxjerrja e monedhës së re nuk nxjerr nga tregu euron e vjetër me vlerë prej dhjetë eurosh