Home Kulturë “Pragjet e përgjakura”një vepër dokumentare që flet për luftën në Kosovës…

“Pragjet e përgjakura”një vepër dokumentare që flet për luftën në Kosovës…

110
0
SHARE

Sot doli nga botimi vepra e gjashtë dokumentare e Tefik Selimit, publicist nga Gjilani.

Siç dihet, kjo vepër dokumentar botohet në përvjetorin e 15-të të rënies së dëshmorëve e martirëve të Zhegrës, Lladovës, Llashticës, Zhegocit, Radivojcit, Malishevës, Gjylekreshtës e të fshatrave tjera, të cilat pësuan keq e rëndë në luftën e fundit të vitit 1999. Vepra në vetë ngërthen krimet e ushtrisë serbe mbi popullatën shqiptare, ku në luftën e fundit 1999, në disa fshatra të komunës në fjalë, janë vrarë e masakruar 26 vetë në Llashticë e sa e sa të tjerë në Lladovë, Zhegër, Selishtë, Shurdhan e mese të tjera të kësaj ane. Ëshë një kronikë për 78 netët e tmerrit, për fatet e njerëzve në luftën e Kosovës. Në veprën në fjalë “Pragjet e përgjakura” ka reportazhe dokumentare, por ka edhe ditar të mbajtur gjatë lutës në fjalë, ku autori ka përcjellë zhvillimet e kësaj kohe të rëndë. Kah fundi i veprës janë me dhjetra fotografi të gjendjes së luftës, ku vërehen shtëpi të djegura dhe sende të tjera të dëmtuara të popullatës shqiptare nga barbaria serbe./Lugina Press/

10321793_605135169592795_6089972912341006309_o