Home EURO 2016 Portugalia kampione e Europës

Portugalia kampione e Europës

185
0
SHARE

Portugalia është shpallur kampion i Evropës pas fitores kundër nikoqirit, Francës, me rezultat 1-0 në finalen e ‘Euro 2016’.

Skuadra e Deschamps e nisi me dinamikë sfidën dhe krijoi disa raste në përpjekje që ta zhbllokonte herët ndeshjen, mirëpo lojtarët kundërshtarë u mbajtën.

fran-2

Momenti më i rëndësishëm i pjesës së parë ishte lëndimi i Cristiano Ronaldos, i cili përkundër dëshirës për të vazhduar, nuk mundi dhe u desh ta lëshonte fushën. Në vend të tij u inkuadrua Ricardo Quaresma (26’).

crist

Edhe në gjysmën e dytë, Les Bleus ishte skuadra më ofensive, mirëpo Coman, Giroud e Sissoko nuk ishin efektivë në rastet e tyre. Në minutat shtesë, Andre-Pierre Gignac e goditi shtyllën.

vazh

Rezultati i barabartë e çoi ndeshjen në vazhdime, ndërsa në pjesën e parë të vazhdimeve nuk pati gola. Gjërat ndryshuan në fraksionin e dytë të vazhdimeve.

vazh1

Raphael Guerreiro ishte fantastik me një goditje nga gjuajtja e lirë, por arriti ta godasë vetëm shtyllën dhe nuk shkoi shumë, erdhi goli.

Lojtari i inkuadruar në minutën e 80-të (në vend të Renato Sanches), Eder, krijoi hapësirë dhe me një goditje të pandalshme shënoi golin e fitores për portugezët (109’).

eder-2

Kjo është hera e parë në histori të Portugalisë që i gëzohet triumfit në një Kampionat Evropian, pas asaj finaleje të humbur në vitin 2004.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=SffV23DGqIo” width=”560″ height=”315″]