Home LAJME Porosia e kirurgëve oral: Kujdesuni për gojën higjenike dhe mbani dhëmbët pastër

Porosia e kirurgëve oral: Kujdesuni për gojën higjenike dhe mbani dhëmbët pastër

112
0
SHARE
Xhelal Uruqi është njëri nga stomatologët e rrallë (kirurg oral) në Gjilan që i kushton kujdes edhe anës pedagogjike dhe vetëdijësuese të pacientëve rreth dhëmbëve. Nuk ka më mirë se të mbash gojën higjenike dhe të ruash dhëmbët që ata të jenë të shëndoshë shprehet ai.
Xhelal Uruqi është specialist i kirurgjisë orale i cili është specializuar në Tiranë derisa në ordinancën e tij “Tirana Dent” punon së bashku me gruan Hilda Uruqi, raporton rajonipress.

Uruqi ka bërë një përvojë të mirë për faktin se ai praktikon një edukim evropian dhe mundohet që pacientët edhe t`i vetëdijësojë rreth ruajtjes dhe pastërtisë së dhëmbëve. “Unë nuk kujdesem vetëm që klienti të rregullojë dhëmbët sepse për mua shumë është me rëndësi që pacientët të edukohen dhe të vetëdijësohen rreth kulturës orale dhe parandalimit të sëmundjeve të ndryshme që sjellin dhëmbët” shprehet Uruqi.

Uruqi thotë se është shumë e rëndësishme që pacientët, por edhe ata që ende kanë dhëmbë të shëndoshë të kujdesen maksimalisht dhe të parandalojnë sëmundjet eventuale sepse dhëmbi i shëndoshë na jep një garanci për një shëndet të avancuar në vitet e mëvonshme. “Në veçanti duhet të flasim me fëmijët dhe ata që ende nuk e dinë rëndësinë e dhëmbëve. Kujdesuni për dhëmbët sepse ajo tregon edhe kulturë dhe higjienë personale orale” shprehet Uruqi.

Uruqi thotë se vetëdijësimi i fëmijëve nëpër shkolla është mënyra më e mirë e edukimit të gjeneratave tona që fatmirësisht i kemi të shëndoshë./rajonipress/