Home Aktuale Popullariteti dhe sondazhet e opinionit

Popullariteti dhe sondazhet e opinionit

129
0
SHARE

Popullariteti dhe sondazhet e opinionit

Sondazhet mund të ndikojnë në mënyrën se si votojnë njerëzit, pasi njereëzit duan të dinë çfarë mendojnë fqinjët e tyre dhe mund të vendosin të votojnë njëlloj si ata. Raportimi i sondazheve të opinionit mund të jenë lajme të shumëpritura, pasi tregojnë garën e udhëheqësve politike. Por, sondazhet paraqesin vetëm një pjesë të vogël të asaj që mendojnë njerëzit në kohën kur u është bërë një pyetje e caktuar. Mendimet e njerëzve mund të ndryshojnë për punë ditësh nëse ata kanë për tepër informacion. Sondazhet mund të marrin shumë vëmendje dhe mund të ndikojnë lehtë te votuesit.

Gazetarët duhet te bëjnë kujdes të veçantë dhe të kërkojnë këshilla profesionale në lidhje me sondazhet e opinionit. Këto sondazhe mund të bëhen pre e manipulimit nga partitë politike dhe nga interesa të fuqishme. Gazetarët duhet të bëjnë disa pyetje para se të raportojnë rreth sondazheve të opinionit, të tilla si:

Kush i bëri sondazhet dhe kush ka dhënë fondet për to? Janë bërë nga një kompani sondazhesh të pavarur dhe profesionale? Nëse sondazhi është kryer nga një parti politike, pyetjet mund të jenë të paragjykuara dhe të hartuara në mënyrë që t’i shtyjnë votuesit drejt një përgjigje të caktuar. Ky sondazh nuk duhet raportuar si lajm pa e krahasuar atë me sondazhe të tjera.

Sa njerëz u pyetën për sondazhin? Si u përzgjodhën ata? Nëse numri i njerëzve është shumë i vogël, atëherë sondazhi i opinionit nuk do të jetë shumë përfaqësues. Sondazhet e mira përfshijnmë 400 deri në 2,500 persona ose më shumë.

Cilat ishin pyetjet e bëra dhe si? A mund të ketë gazetari një kopje të pyetësorit për të parë mënyrën se si janë formuluar pyetjet?

Kur është bërë sondazhi? Çfarë po ndodhte në fushatë që mund të ketë ndikuar në përgjigjet e njerëzve në sondazh?

Si janë rezultatet e këtij sondazhi në krahasim me sondazhe të tjera? Një sondazh i vetëm përbën vetëm një pjesë të vogël të mozaikut të qëndrimeve. Mund të jetë i paragjykuar ose i gabuar. Mund të jetë tepër i vjetër dhe nuk tregon se si kanë ndryshuar mendimet. Është gjithnjë më mirë të krahasosh një sondazh me një tjetër për të parë nëse ka prirje të qëndrueshme.

Nëse sondazhi kryhet nga një organizatë mediatike, a ka kjo organizatë njëanshmëri politike? A do t’i ndikojë kjo gjë votuesit?

Cili është marzhi i gabimit? Sa të ngjarë ka që ky sondazh të ketë të drejtë? Asnjë sondazh nuk mund të parashikojë rezultatin me saktësi të plotë, por një sondazh profesional duhet t’i afrohet me disa pikë të vogla diference. /Luginapress/