Home Aktuale Policia pengoi ikjen masive jashtë të të rinjve nga Ferizaj e Shtimja...

Policia pengoi ikjen masive jashtë të të rinjve nga Ferizaj e Shtimja (Video)

102
0
SHARE

Përpjekja për largim nga Kosova nuk ka të ndalur. Autobusë të organizuar nga Ferizaj dhe Shtimja janë nisur për në Merdar për të kaluar në Serbi.

Policia e Kosovës edhe të hënën mbrëma ka marrë disa aksione, të cilat kanë rezultuar me parandalimin e kalimit për në Serbi të shumë banorëve të Kosovës.

Ekipi i KTV-së ka parë nga afër aksionin e policisë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, për të kontrolluar në detaje autobusët.

Një familje me fëmijë dhe disa të rinj i kanë zbritur nga autobusi dhe nuk janë lejuar të udhëtojnë për Serbi.

Disa udhëtarë i kanë thënë KTV-së se ka pasur përleshje me doganierët në kufi që kanë provuar të ndalonin kalimin tutje të të rinjve.

Këta të kthyer nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga synimi i tyre, pasi thonë se do të provojnë mënyra të tjera ilegale për të dalë jashtë vendit. /Koha/

[youtube url=”          https://www.youtube.com/watch?v=SyrOb67XnnA        ” width=”560″ height=”315″]