Home nga Vendi Policia nis hetimet ndaj portalit gazetaexpres

Policia nis hetimet ndaj portalit gazetaexpres

680
0
SHARE

Policia e Kosovës në një njoftim për media ka sqaruar se ka filluar hetime intensive ndaj një portali të dyshuar (gazetaexpres.net) i cili publikon shkrime të ndryshme, e që ndikojnë negativisht në opinionin e gjerë.

Si pasojë e shkrimeve të ndryshme, të cilat kanë qëllime nga më të ndryshmet, kanë viktimizuar persona të ndryshëm, ku njëra ndër ta është edhe znj. Alma Lama, ish-deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e provokimeve dhe komentimeve të ndryshme në këtë portal, pasi që ndaj të njëjtit janë duke u kryer hetime nga njësitet relevante policore.

Njësitet policore janë duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet relevante, të cilat mund të ndihmojnë në realizimin e hetimeve konkrete ndaj këtij portali.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe zbatimit të ligjit, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe jetës së qytetarëve./Indeksonline/luginapress