Home Aktuale Policia Kufitare e Kosovës bllokon punën e taksive nga Bujanoci

Policia Kufitare e Kosovës bllokon punën e taksive nga Bujanoci

87
0
SHARE

Me urdhër nga Prishtina , policia kufitare e Kosovës, ka ndaluar tek dheu i bardhë taksistët nga Bujanoci të cilët mbajnë linjën Bujanoc-Gjilan dhe anasjlletas.
Me këtë rast taksistët e Bujanocit kanë shperhur revoltën e tyre për pengesën që iu është bërë në këtë pikë kufitare për të kaluar në Kosovë.
Sipas tyre kjo pengesë ka ardhur si pasojë e mos disponimit të lejës për bartjen udhëtarëve në territorin e Kosovës. Ndërkohë udhëtarët janë detyruar të zbresin nga taksitë në mënyrë që kufirin ta kalojnë në këmbë, ku më pas kanë udhëtuar për destinacionin për ku janë nisur.
Shoferët e taksive janë shprehur se në kufi na kanë thënë kthehuni prapa kemi urdhër nga Prishtina, ju duhet të keni leje për të operuar në Kosovës.
Ndërkaq disa prej takisistave të cilët operojnë në drejtimin Bujanoc-Gjilan dhe anasjelltas e që numri arrinë në 35, paguajnë tatim mujor në Bujanoc.
Pengimi i tyre në kufi i ka bërë ata të hutuar ngase nuk dijnë se në cilin institucion të Kosovës në orientohen. Si derë të vetme për tu ankuar ata kanë gjetur zyrën për Luginën e cila është hapur në Gjilan nga të cilët kanë kërkuar ndihmë për zgjidhjen e kësaj pengese.
Të njejtit janë ankuar edhe pranë institucionve komunale në Bujanoc për zgjidhjen e kësaj çështje ngase puna si taksi është burimi i vetëm i tyre për mbajten e familjes. “Me këtë punë unë mbaj familjen, nuk shohë arsye pse të më pengojnë më kanë marrë kafshatën e gojës” thotë njëri nga taksit.
Të revoltuar janë shprehur edhe qytetarët e komunës së Bujanocit ngase ata kanë lidhje të shumta farefisnore me Kosovën janë të shumta e që sipas tyre udhëtimi me taksi është mënyra më e shpejtë.
Derisa nuk kanë lënë pa shprehur mllefin e tyre edhe studentët e luginës ku sipas tyre me këtë bllokim po shkelet edhe lëvizja e lirë e qytetarëve të Luginës së Preshevës dhe padrejtësitë që po i bënë shteti i Kosovës ndaj qytetarëve shqiptarë të Luginës./Lugina Press/