Home Aktuale Policia, kontroll të rreptë në Jarinje

Policia, kontroll të rreptë në Jarinje

78
0
SHARE

Pjesëtarë të policisë kufitare të Kosovës në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, kanë filluar të aplikojnë kontroll më të rreptë të identifikimit të secilit udhëtar që kalon prej Serbisë në Kosovë dhe anasjelltas.

Ata veç tjerash, kanë kërkuar nga vozitësit e autobusëve që të posedojnë edhe listat me emra të të gjithë udhëtarëve sa herë që kalojnë kufirin.

Policia e Kosovës po bënë presion ndaj vozitësve të autobusëve ditët e fundit, duke kërkuar të ashtuquajturat lista të udhëtimit me emra dhe mbiemra të të gjithë udhëtarëve”, ka thënë një përfaqësues i kompanisë “Kosmetprevoz” në veri, raporton KP.

Sipas tij, këto lista dhe kjo metodë e kontrollit aplikohet vetëm nëpër kufij dhe jo nëpër kalime administrative.

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se një praktikë e tillë nga ana e policisë së Kosovës nuk është duke u zbatuar edhe në kufirin tjetër me Serbinë në veri të Kosovës, përkatësisht në Bërnjak, por që pritet së shpejti të aplikohet.

LEAVE A REPLY