Home LAJME Policia e Los Angeles me Lamborghini

Policia e Los Angeles me Lamborghini

156
0
SHARE

Departamentit të Policisë së Los Angeles (LAPD) i është shtuar në inventar një Lamborghini i vitit 2014 që kushton 182 000$.

Me një makinë të tillë do të ishte e pamundur për keqbërësit të arratiseshin me makinë, por nuk do të jetë kështu pasi ky Lamborghini nuk do të përdoret për punën e përditshme.

Sipas oficeres Sally Madera, makina i është dhuruar departamentit për t’u përdorur në evente bamirësie. Lamborghini Gallardo do të ketë për qëllim promovimin e LAPD-së dhe tërheqjen e sa më shumë rekrutëve të rinj.

Departamenti saktësoi se për këtë automjet që arrin shpejtësinë 320 km/h nuk është shpenzuar asnjë dollar nga taksat e amerikanëve.

Lamborghini ka edhe profile në Twitter e Instagram me emrin LAPDLambo.

LEAVE A REPLY