Home Aktuale Polici Ferati dënohet me gjashtë vjet burg, mbyti vëllezërit Hasani!

Polici Ferati dënohet me gjashtë vjet burg, mbyti vëllezërit Hasani!

77
0
SHARE

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Podujevë, ka dënuar para pak çastesh me gjashtë vjet burg policin Sabri Ferati, i njohur me nofkën “Taku”.

Ai është dënuar ngase në tetor të vitit të kaluar teksa po e drejtonte veturën zyrtare kishte shkaktuar aksident të rëndë trafiku, pas së cilit mbetën të vdekur dy vëllezërit e vetëm të familjes Hasani, Mujë dhe Sokol Hasani.

Përveç kësaj, policit Ferati iu ka ndaluar gjithashtu ngasja e veturës edhe tri vjet pas lirimit. Më saktësisht, ai do të jetë i obliguar që tri vjet pas lirimit nga burgu të fillojë procedurat prej fillimit për tu pajisur me patentë shoferi.

Burime të Gazetës Blic brenda Gjykatës kanë treguar se në gjykim kanë qenë të pranishme edhe familja Hasani, të cilët janë ndarë të kënaqur me dënimin në fjalë.

Si do qoftë, dënimi nuk është i plotfuqishëm edhe dyzetepesë ditë. Gjatë tridhjetë ditëve në vijim gjykatësi ka të drejtë t’ua dërgojë palëve aktgjykimin, ndërkaq, pesëmbëdhjetë ditë pas kësaj periudhe palët mund të ankohen.

LEAVE A REPLY