Home Nga Rajoni Policet i shpëtojnë jetën një taksisti të aksidentuar

Policet i shpëtojnë jetën një taksisti të aksidentuar

126
0
SHARE

Dy police të Kosovës i kanë shpëtuar jetën një taksisti, i cili kishte pësuar aksident në rrugën “Luan Haradinaj”, para stacionit kryesor të policisë së Kosovës.

Taksisti, rreth të 50-ve, është vetëaksidentuar duke goditur një shtyllë të ndriçimit.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë shpjeguar për KosovaPress, se vozitësi i kësaj taksie pas goditjes është bllokuar në makinën e tij dhe ka mbetur pa vetëdije.

Për ta nxjerrë nga makina kanë ndihmuar dy police të Kosovës, të cilat kanë rastisur të jenë në vendin e ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve policet janë detyruar ta thyejnë xhamin e makinës për t’i dhënë ndihmën të aksidentuarit.

Aty, pas disa minutave është parë edhe një autoambulancë e cila më pas ka marrë me vete të aksidentuarin dhe e ka dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ka konfirmuar për KosovaPress, dhe ka shpjeguar se i aksidentuari ka pasur probleme me shëndetin.