Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në fshatin Karpen të Durrësit ku është shënuar një plagosje e dyfishtë me sëpatë.
Siç raporton Noa.al, si përgjegjës për këtë ngjarje policia arrestoi 35 vjeçarin Edmond Dervishi.
Ky i fundit në fshatin Karpen ka goditur me sëpatë 29 vjeçarin me iniciale K.P., banues ne Maminas dhe 37 vjeçarin me iniciale A.T., banues në Karpen.
Si pasojë e plagëve të marra, të dëmtuarit janë shtruar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, me dëmtime të rënda në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
Gjithsesi nuk dihen ende rrethanat e konfliktit mes autorit dhe dy personave të plagosur, ndërsa materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje”.