Home SPORT Pjesa e parë: Ibra përjashtohet me të kuq

Pjesa e parë: Ibra përjashtohet me të kuq

90
0
SHARE

Është mbyllur pa gola pjesa e parë ndeshjes kthyese të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Chelseat dhe Paris Saint-Germainit që po zhvillohet në Stamford Bridge.

Kampioni francez e filloi më mirë takimin me dy aksione të rrezikshme që nuk dhanë rezultat. Mysafirët bënë paraqitje më të mirë minutat e para duke krijuar aksione dhe duke zhvilluar lojë sulmuese, duke qenë se ata duhej të shënon.

Ekipi vendas priste gabimet e kundërshtarit dhe sa herë e merrte topin, prodhonte rrezik.

Momenti më i rëndësishëm i fraksionit të parë ishte përjashtimi i Zlatan Ibrahimovic me karton të kuq. Suedezi dhe Oscar u përplasën për top, porse ndërhyrja e Ibras ishte paksa e ashpër, gjithsesi për karton, por ndoshta gjyqtari e gaboi ngjyrën (?!).

Për të shkuar në çerekfinale, Chelseat i mjafton edhe barazimi pa gola. Ndërsa me superioritetin numerik në fushë është favorit për të shënuar fitore. /