Home Aktuale Piano e familjes Surroi arrinë në shkollën e mesme ” Sezai Surroi”...

Piano e familjes Surroi arrinë në shkollën e mesme ” Sezai Surroi” në Bujanoc

10
0
SHARE

Nxënësit e shkollës se mesme në Bujanoc nga dita e sotme mund të shërbehen me pianon e cila është dhuratë nga Hadije Surroi motra e Sezai Surroit emrin e të cilit mbanë kjo shkolle.

Hadije Surroi i ka dhurur pianon familjare shkollës se mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc. Ajo është motra e Sezai Surroi emrin e të cilit mbanë emrin shkolla e mesme në Bujanoc.

Surroi-Arifi
Këtë premtim për dhurimin e pianos familjare shkollës se mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc,  zonja Surroi e bëri gjatë vizitës që ia bëri kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ditë më parë në Beograd.
Ndërkohë që nga dita e sotme piano e familjes Surroi është në mesin e nxënësve të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc,  emër ky i vëllait të Hadije Surroit./Lugina Press/