Home LIFESTYLE Pesë sekrete për një raport të lumtur në çift

Pesë sekrete për një raport të lumtur në çift

12
0
SHARE

Pas shumë viteve bashkë, disa çifte fillojnë të mos e ndiejnë më lumturinë që përjetonin dikur, kjo prej shkaqeve të ndryshme. Ndaj ne, këtë herë, ju rrëfejmë sekretet për të qenë gjithmonë të lumtur me partnerin apo partneren tuaj…

Dashuria për liri

Çifte të shumta, zakonisht për shkak të pasigurive dhe frikës, nuk e gjejnë mundësinë për të eksperimentuar lirisht hobet dhe pasionet e tyre, në një kohë kur të qenët çift do të thotë që të dyja palët të ndihen më të forta dhe në gjendje për të përballuar momentet më të vështira. Të dini se ai/ajo ju do vërtet shumë, ju qëndron pranë dhe ju beson, lejon që të keni një marrëdhënie me një ekuilibër të rrallë, të bazuar te vlerësimi dhe aftësia për të mbështetur njëri-tjetrin, me kujdesin dhe sinqeritetin që të dy e meritoni.

Nevojat tuaja

Mësohuni që të shprehni nevojat tuaja me qartësi dhe thjeshtësi: të prisni që tjetri t’ju kuptojë vetë, është e dëmshme për jetën në çift, por edhe për mirëqenien vetjake. Ne shpesh kemi tendencën t’u japim përparësi nevojave të të tjerëve, megjithatë nuk është e vërtetë që çdo zgjedhje mund të shkojë mirë: në fund të fundit një pjesë e jona e di mirë se çfarë dëshiron. Për të shmangur “efektin e një tenxhereje me presion” (kur e hapin papritur dhe normalisht presioni është shumë i lartë), përdorni një komunikim të sinqertë, i cili do t’ju lejojë të shprehni të vërtetën tuaj. Por cili është sekreti? Xhentilesa: nuk ka të bëjë me faktin se çfarë thoni, por se si e thoni atë që mund të bëjë ndryshimin.

Grindjet

Perfeksioni nuk ekziston, megjithatë të gjithë ne biem shumë shpesh në kurthin e “ta pata thënë”, ose akoma më keq “unë këtë mund ta kisha bërë më mirë”. Braktisni tendencën për të akuzuar: jemi mësuar, sepse jemi ne vetë të parët që kritikojmë të parët dhe këtë e bëjmë kaq shpesh saqë nuk e kuptojmë fare. Megjithatë, të ndiheni vazhdimisht të gjykuar, kjo është një gjë rraskapitëse dhe shkatërruese, si për veten ashtu edhe për partnerin tuaj. Herën tjetër, gjatë një grindjeje, tendenca për t’u kthyer në “skenat” e vjetra do të jetë shumë e fortë, ndaj mundohuni të ndaloni dhe të dilni jashtë. Bëni një shëtitje ose diçka që doni më shumë. Biseda me një shok apo shoqe të besuar do të ishte e mirë gjithashtu. Kur të keni “mbledhur” versionet e fakteve tuaja, atëherë do të jeni më të kthjellët dhe më pak inatçorë. Në fillim mund të jetë e vështirë, megjithatë kjo është një lloj çështjeje për t’u mësuar dhe për t’u ndalur e për të gjykuar ftohtë.

Hapësirat vetjake

Çokush nga ne ka nevojë që të gjejë vetveten, hapësirën dhe nevojën e drejtë për t’u ndier sërish “një”. Lëreni mënjanë egoizmin dhe xhelozinë: ftojeni tjetrin që të ketë kontakt me çfarë e inspiron, ndërsa ju gjeni kohën për t’iu përkushtuar pasioneve që ju entuziazmojnë. Pasja e një hapësire dedikuar vetes është një gjë shumë e rëndësishme për të shkarkuar tensionet, për të menduar më mirë, për të shijuar ritmet e ndryshme: te partneri do të ktheheni me shumë histori për t’u treguar dhe ide për t’i bërë së bashku. Të keni kurajën për të ndarë dhe në të njëjtën kohë për të mos pasur ndrojtje për të zgjedhur vetminë tuaj atëherë kur duhet, u ofron çifteve një “rritje” që i përfshin të dy. Pra, diversitetet bëhen pika të forta në dashuri, e cila mund të përmirësohet dita-ditës duke u bërë më e thellë dhe e sinqertë.

Të dini të qeshni e të gëzoheni me partnerin apo partneren

Të dini të qeshni së bashku është e rëndësishme për lumturinë, sepse kjo do të thotë të entuziazmoheni dhe jetën ta merrni me më shumë lehtësi. Mësohuni të luani me partnerin apo partneren tuaj dhe hiqni komplekset. Mblidhini kujtimet dhe bëjini një gjuhë sekrete, e cila do të jetë në gjendje t’ju bashkojë. Mbahuni gjithmonë “prej dore”.

LEAVE A REPLY