Home Aktuale Përqafimi që mbushi sytë e botës me lot (FOTO)

Përqafimi që mbushi sytë e botës me lot (FOTO)

729
0
SHARE

Nuk kanë fund sulmet ajrore të regjimit sirianë kundër popullsisë civile në Aleppo. Bombardimi i fundit i fundit i ndodhur më 14 shkurt shkaktoi vdekjen e së paku 33 personave.

Mes viktimave 12 të mitur dhe dy femra, të dhëna këto të publikuara nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Mijëra ndërtesa të shkatërruara, të goditura nga raketa dhe bomba si dhe familjet e mbetura pa strehë. Qysh nga fillimi i përleshjeve mes ushtrisë së qeverisë dhe rebelëve, sulmet mbi civilët kanë qenë të vazhdueshme dhe intensiv sidomos në qytetin e Aleppo.


Imazhet që gjeni bashkëngjitur tregojnë atë që përditë mijëra qytetarë janë të detyruar të jetojnë në Siri.

Në fotografitë që shini shihet një djalë i vogël i cili mban në krah të motrën, e cila mrekullisht ka shpëtuar nga rrënojat e shtëpisë së tyre të shkatërruar si pasojë e bombardimeve. Këto fotografi që tregojnë përqafimin mes dy fëmijëve kanë emocionuar mijëra vetë, duke bërë xhiron e botës brenda pak ditësh.

LEAVE A REPLY