Home Aktuale Përkujtohet Rexhep Adili veprimtari dhe trajneri i KF Tërnoci(Video+foto)

Përkujtohet Rexhep Adili veprimtari dhe trajneri i KF Tërnoci(Video+foto)

50
0
SHARE

Qytetarët e  Tërnocit  kanë përkujtuar  sot veprimtarin dhe trajnerin e KF “Tërnoci”, Rexhep Adili.

Në organizim të KF ”Tërnoci” 6 vjetorit i vdekjes së Rexhep Adilit nga Tërnoci i Bujanocit u shënua  me homazhe pranë varrit të tijë dhe me një ndeshje futbolli.

1

Të  pranishmit i përshëndeti  drejtori i këtij KF “Tërnoci” Enis Salihu i cili me këtë rast  shpalosi historikun e shkurtër   të  të ndjerit Rexhep Adili.

Fjala e rastit iu dha edhe  Jetulla Arifi, trajner i klubit mysafirë KF “Galaksia” nga Gjilani cili tha se  është një nder i madh që të jemi mysafirë  në këtë ditë për të përkujtuar jetën dhe veprimtarinë e të ndjerit Rexhep Adili.

 Ndërkaq Muhamed Adili, anëtarë i familjes, falënderoi të pranishmit të cilët e  nderojnë familjen e tij  në çdo vit.  Ne si familje ndihemi krenar për veprat e Rexhës, xhaxhait tonë, jo vetëm në sport, por në të gjitha lëmit tjera  që kontribuoi, theksoi mes tjerash Adili

Me këtë rast të pranishmit vendosën kurora  lulesh  në varrin e të ndjerit Rexhep Adili.

 4Ndrërkaq për nderë të  përvjetorit të Rexhep Adilt u zhvillua  edhe ndeshje   miqësore tradicionale  në stadiumin e KF “Tërnoci” në mes KF Tërnoci dhe musafirëve  KF “Galaksia” nga Gjilani.

lo

  I ndjeri Rexhep Adili, që nga fëmijëria e tij, kishte treguar talentin e një futbollisti, i cili u shuqa në aktivitetet dhe organizimet sportive, ku një gjë të tillë e kishte dëshmuar edhe gjatë sudimeve të kulturës fizike pranë Universitetit të Prsihtinës.

 Rexhepi është edhe themelues i shkollës së futbollit pranë klubit futbollistik Tërnoci,  klub ky i cili  kishte treguar rezultate të shkëlyeshme në garat e ligës kosovare në grupmoshat e reja. Por, veprimtaria e tij nuk ishte e kufizuar vetëm në aktivitetet sportive, ai një kontribut të vaçantë kishte dhënë edhe në çështejt humanitare dhe kombëtare.Veprimtari Rexhep Adili pas vetes ka lënë gruan dhe dy vajza./Lugina Press/

9

 90

 

11

 

 

kl

 

97