Home Shëndeti Përkëdheljet, të rëndësishme në rritjen e fëmijës

Përkëdheljet, të rëndësishme në rritjen e fëmijës

94
0
SHARE

Përkëdheljet janë të rëndësishme për një zhvillim të mirë psikolo-fizik e social të fëmijës, po me sa duket ato ndikojnë edhe në predispozitën e tyre për obezitet në të ardhmen.

Dr. Sarah Anderson, në revistën shkencore “Archives of Pediatrics & Adolescent Medicine”, thekson se mungesa e përkëdheljeve tek i sapolinduri mund të transformohen në një tendencë për t’u shëndoshur.

Sipas saj fëmijët 24 muajsh të cilët marrin shumë pak vëmendje nga ana e prindërve, kanë 30% mundësi më shumë për t’u bërë obez pas moshës 4 vjeçare.

Në studim u morën 6600 fëmijë të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Një vlerësim i parë u bë në moshën 2 vjeçare dhe një rivlerësim në moshën 4 vjeç e gjysmë.

Studiuesit vëzhguan se si reagonin fëmijët ndaj përkujdesjes dhe përqafimit të prindërve, nëse ata qanin apo qetësoheshin.

Nga reagimet e tyre u vu re se ata që qetësoheshin kishin një peshë trupore normale, në krahasim me ata që qanin, të cilët ishin më të shëndoshë dhe prireshin drejt obezitetit.

“Fëmijët që marrin përkëdhelje, reagojnë në një formë tejet pozitive, pasi përkëdheljet dhe përkujdesja stimulojnë të njëjtën zonë të trurit që stimulon ngopjen ose vetëkontrollin’. shpjegon Dr. Sarah Anderson.

Studiuesit i rekomandojnë prindërve në veçanti t’i përkëdhelin sa më shumë fëmijët e tyre pasi ka jo vetëm efekte pozitive psikologjike por edhe shëndetësore.

LEAVE A REPLY