Home Aktuale Përfunduan xhrimiet e flimit “Kodi i Nderit” me regji të...

Përfunduan xhrimiet e flimit “Kodi i Nderit” me regji të Valton Jakupit

573
0
SHARE

Internacional Film Europ Swiss në krye me Regjisorin Valton Vallton Jakupi dhe asisteten  Anita Muriqi kanë filluar xhirimet në Kosovë,Shqipëri dhe Zvicër.

Duhet cekur dhe bashkëpunimin me Produksionin Filmik Evolution Production. Skenarin e shkruajti vet Regjisori Valton Jakupi në bashkpunim me dramaturgen Lirie Sahiti. Një pjesë e këtij filmi është xhiruar më herët në Shqipëri kryesisht në Tiranë ndërsa pjesa tjetër tashmë ka filluar me 3 Tetor në Kosovë, kryesisht në Gjilan dhe në fshatrat për rreth.

Filmi fletë për dy fëmij të vegjël, motër e vëlla, që ndërkohë mbeten jetim pa nënë, djaloshi është cigarxhiu i vogël ku është shitës i cigareve, vetëm sa për ta mbajtur familjen të gjallë, ku këtë rolë e interpreton Aktori Dijart Sylejmani.

Rrolet kryesore: -Dijart Sylejmani, Lorena Jakupi, Xhevdet Doda, Anita Muriqi, Adem Zhitopotoku, Dafina Restelica, Alban Goranci, Sylejman Lokaj(Tashme i ndjer) Margarita Xhepa, Selman Jusufi, Plumb Emini, Blerim Hasani, Rei Guri e shume rrole te tjera

Xhirimet e këtij  Filmi jane ne perfundim e siper.  Regjisori i këtij  projekti Valton Jakupi thot që është shumë i kënaqur me procesin e xhirimeve,sepse deri më tani çdo gjë ka shkuar me vullnet të mirë dhe simbas planit të Skenarit. Sipas Producentve të filmit Bajram dhe Lumnije Sylejmani, rrjedha e xhirimeve është duke shkuar krejtësisht sipas planeve të regjsorit Valton Jakupi, dhe në Ballkan kanë perfunduar xhirimet e filmit, dhe pritet që këto ditë, te kryhen edhe disa skena të vogla në disa pjesë të Zvicrës. I Falenderoj të gjithë stafin për durimin dhe bashkpunimin sepse të gjithe ne, në fakt kontribuam me një qellim të mirë për të lënë një mesazh në baze të ketij filmi./Lugina Press/