Home Aktuale Përfundon takimi në Bruksel, s’ka marrëveshje për drejtësinë

Përfundon takimi në Bruksel, s’ka marrëveshje për drejtësinë

160
0
SHARE

Në Bruksel ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e baroneshës Ashton.

Pas përfundimit të takimit, kryeministri Thaçi u ka thënë mediave se kishte përparim por ka munguar edhe më tutje marrëveshja për drejtësinë.

Takimi mes dy kryeministrave ka zgjatur pak më shumë se një orë ndërkaq parashihet që takimi tjetër të mbahet javën e ardhshme.