Home Aktuale Përfaqësuesit shtetëror nga Beogradi në përkrahje të mediave lokale në...

Përfaqësuesit shtetëror nga Beogradi në përkrahje të mediave lokale në Bujanoc e Preshevë

484
0
SHARE

 Sekretari shtetëror pranë Ministrisë së kulturës dhe informimit Nino Brajoviq,  ai i Ministrisë së administratës shtetërore dhe pushtetit lokal Ivan Boshnjak, përfaqësues nga  Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë dhe përfaqësuesit e departamentit të Medisa pranë OSBE-së qëndruan në komunat Bujanoc dhe Preshevë.

Delegacioni  në fjalë ka  zhvilluar  takime të ndara  me kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e mediave lokale me të cilët u bisedua funksionimi i mediave  lokale, gjendja financiare   dhe zhvilimi i mëtutjeshëm.

Në takim u bisedua për  problemet me të cilat po përballen medait duke filluar nga ndarja e vogël e buxhetit, transparenca në konkurset e pushtetit lokal, ndarja jo e kënaqshme e buxhetit nga ministria e kuluturës dhe informimit si dhe avancimi i informimit shqip në përgjithësi këtu.

Pjesë e delegacionit ishte  edhe  Ivana Gjuriq, Svetozar Markoviq, Gordana Jankoviq.