Home Aktuale Përfaqësuesit nga Lugina, në punimet e Kuvendit të Rijasetit, në Sanxhak

Përfaqësuesit nga Lugina, në punimet e Kuvendit të Rijasetit, në Sanxhak

38
0
SHARE

Në Novi Pazar, të Sanxhakut, u zhvillua seanca e rregullt e Kuvendit të Rijasetit, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e tri Meshiateve, nga Sanxhaku, Lugina e Serbia.

Në këtë Kuvend, i cili kishte karakter zgjedhor, në prag të ndërrimit të vitit, kaloi në frymën solemne, të udhëhequr nga Reisi dr.Senad ef. Nasufoviq, u dha një raport i punës si dhe u miratua një Vendim lidhur me kushtet e rregullat e pranimit të punëtorëve në këtë institucion të larët fetar në Serbi.

Në këtë takim, gjithashtu, merrte pjesë edhe Mustafë Jusufspahiq, nga Beogradi dhe përfaqësuesit e Meshiateve nga Sanxhaku. Lugina e Preshevës dhe Serbia.
Pjesa e dytë e punimeve të Kuvendit, që kishte karakter zgjedhor, u udhëhoq nga Reisi dr. Senad ef. Nasufoviq, dhe zëvendëskryetari i Kuvendit prof, Granit Kamberi, i cili njëherit është edhe kryetar i KBI-se për Preshevë. Seanca edhe pse kishte karakter zgjedhor, i cili u plotësua nga anëtarë të rinj nga tre Meshiatet, kaloi në një atmosferë pune dhe hareje me shpresë se në vitin e ardhëm këtë institucion të lartë fetar do ta presin rezultate më të mëdha.

Vlen të ceket se Rijaseti i Bashkësisë Islame në Serbi, përbëhet nga 15 delegatë prej tri Meshiateve: të Serbisë, Sanxhakut dhe Luginës së Preshevës, ndërsa kryesia e ngushtë e Rijasetit përbëhet nga 15 anëtarë, nga çdo Meshiat nga 5 anëtarë të kryesisë, me kryetarin Reisin Senad ef. Nasufoviq dhe zëvendës Reisin Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), njofton jetapress.