Home Aktuale Përfaqësuesit e Luginës marrin mbështetje të fortë nga Strasburgu

Përfaqësuesit e Luginës marrin mbështetje të fortë nga Strasburgu

110
0
SHARE

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës , Jonuz Musliu kryetar i KNSH-ës, Nagip Arifi kryetar i Bujanocit e Ragmi Mustafa kryetar i Preshevës gjatë qëndrimit të tyre në Strasburg kanë prezantuar pozitën e shqiptare në Serbi dhe kanë kërkuar që Këshilli i Europës  të përdorë autoritetin e vetë tek qeveria serbe për ti zbatuar të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Fillimisht ata janë takuar me ambasdoren e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Adriana Hobdari.Ndërkohë janë takuar me komisionarin e lartë për pakica pranë Këshillit të Evropës, Nils Muiznieks ku është është diskutuar për çështjen shqiptare në këtë rajon.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka deklaruar se është biseduar për shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, sidomos rreth arsimit dhe teksteve mësimore në gjuhën shqipe, si dhe mundësia e kyçjes së shqiptarëve në organet shtetërore.