Home LAJME Përdorni faculeta të lagura? Ja e vërteta për to

Përdorni faculeta të lagura? Ja e vërteta për to

229
0
SHARE

Duke premtuar se na ndihmojnë për të pastruar pa pasur nevojë që të përdorim ujë, nuk është çudi që një paketë e tillë e faculetave antibakteriale është bërë pothuajse gjëja e dytë më e përdorshme në botë.

Sidoqoftë, hulumtues në Universitetin e Cardiff-it thonë se këto faculeta mund të jenë shumë të dobishme, ato gjithashtu nuk po e bëjnë atë që duhet ta bëjnë.

Pasi i testuan një shumëllojshmëri faculetash të tilla në spitale, ata gjetën se largimi i baktereve nga sipërfaqet nuk ishte i madh, dhe në disa raste këto faculeta madje përhapin bakteret.

“Ky është një studim i thjeshtë i cili ka nevojë të përsëritet në një shkallë më të gjerë për të siguruar përfundime më të besueshme, “tha mjeku kryesor Dr. Michael Spira.

Faculetat e lagëta kanë pasur edhe pjesën e tyre të errët të historisë, gjithashtu. Që nga qershori, një foshnje 6-muajshe pësoi një djegie kimike nga faculetat e falsifikuara për fëmijë, një grua tjetër kishte raportuar se kishte gjetur një mi të ngordhur në një paketë të tillë në Norwich, në Kaliforni, disa nga këto faculeta u gjetën se kishin copa qelqi në to.

Shumica e këtyre faculetave mund të shkaktojnë probleme serioze të kanalizimit nëse hidhen në WC, duke formuar bllokadë poshtë  në sistemin e kanalizimit.