Home Aktuale Për serbin e arrestuar deklarohet Beogradi: EULEX-it ia dhamë të gjitha informacionet...

Për serbin e arrestuar deklarohet Beogradi: EULEX-it ia dhamë të gjitha informacionet e kërkuara

128
0
SHARE

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, me rastin e arrestimit të shtetasit të Serbisë në Prishtinë nën dyshimin për sulme terroriste, tha se po bashkëpunojnë me EULEX-in dhe se është lëshuar dhe urdhri për t’u bastisur banesa e Sllobodan Gavriqit.

Në një deklaratë për Tanjugun ai tha se ka dhënë të gjitha informacionet që i ka kërkuar EULEX-i, përfshirë lëvizjet e të dyshuarit.

“Do të shohim nëse do të dalin dëshmi që do të jenë të dobishme për hetimet”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, bashkëpunimi me EULEX-in do të vazhdojë derisa të zbardhet rasti.